Consiglio Regionale del Piemonte

Vai ai contenuti

Organe të Rajonit janë Këshilli rajonal, Presidenti i qeverisë rajonale dhe qeveria rajonale.

Këshilli rajonal është Asambleja legjislative, e zgjedhur përmes zgjedhjeve të përgjithshme dhe të drejtëpërdrejta. Përfaqëson Piemontin, ushtron pushtetin legjislativ, si edhe funksionet e udhëzimit dhe kontrollit të veprimtarisë së qeverisë rajonale.

Presidenti i qeverisë rajonale zgjidhet përmes zgjedhjeve të përgjithshme dhe të drejtëpërdrejta, njëkohësisht me Këshillin rajonal. Presidenti përfaqëson Rajonin, drejton politikën e qeverisë rajonale, për të cilën është përgjegjës, emëron dhe shkarkon asesorët (anëtarët e qeverisë rajonale); shpall ligjet dhe nxjerr rregulloret rajonale, i paraqet Këshillit projekt-ligjet, shpall zgjedhjet dhe referendumet. Mocioni i mosbesimit apo dorëheqja e Presidentit sjellin shpërndarjen e Këshillit dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja.

Qeveria rajonale përbëhet nga Presidenti dhe asesorët; ajo zbaton programin qeverisës, mund të ndërmarrë nisma legjislative, zbaton vendimet e Këshillit, ushtron kompetencat rregullatore, përgatit bilancin vjetor dhe shumëvjeçar dhe dokumentat e programit që i duhen çuar për aprovim Këshillit, promovon apelet e legjitimitetit kushtetues dhe konfliktet e atribuimit pranë Gjykatës Kushtetuese.