Consiglio Regionale del Piemonte

Vai ai contenuti

Këshilli rajonal është Asambleja që përfaqëson drejtëpërdrejtë qytetarët e Piemontit. I zgjedhur nga populli, Këshilli është organi që diskuton, përgatit dhe miraton ligjet rajonale. Këshilli piemontez përbëhet nga 50 këshilltarë, të mbledhur në grupe këshilltarësh, sipas përkatësive të ndryshme politike.
Organe të përhershme të Këshillit rajonal janë Kryetari, Zyra e kryesisë, Grupet e Këshillit dhe Komisionet e përhershme.

Kryetari përfaqëson Këshillin rajonal, të cilin e thërret, e mbikqyr dhe i drejton punimet.

Zyra e kryesisë përbëhet nga Kryetari, dy nënkryetarë dhe tre këshilltarë sekretarë, në mënyrë që të garantojë përfaqësimin e pakicave dhe qëndron në detyrë për tridhjetë muaj; anëtarët e saj mund të rizgjidhen.

Grupet e Këshilltarëve krijohen nga këshilltarët rajonalë, zgjedhin mes tyre një Kryetar që drejton veprimtarinë e tyre, kanë struktura, personel dhe risurse nga Këshilli rajonal për veprimtarinë e tyre;

Komisionet e përhershme krijohen që të pasqyrojnë përbërjen e grupeve të këshilltarëve, shqyrtojnë paraprakisht projekt-ligjet, kryejne detyrën e tyre referuese, hartuese dhe legjislative, si edhe hetime njohëse.