Consiglio Regionale del Piemonte

Vai ai contenuti

Rajonet e Italisë janë njëzet dhe përbëjnë, së bashku me Komunat, Provincat, Qytetet Metropolitane dhe Shtetin Qëndror, Republikën e Italisë.
Ato janë ente territoriale të pajisura me një Statut të posaçëm dhe me autonomi legjislative; Rajonet e ushtrojnë pushtetin dhe funksionin e tyre bazuar mbi udhëzimet e Kushtetutës italjane. Funksioni administrativ ushtrohet sipas parimit të subsidiaritetit.
Të parashikuara nga Kushtetuta që në vitin 1948, Rajonet italjane u krijuan në vitin 1970 me zgjedhjet e para rajonale.
Në vijim të ndryshimeve kushtetuese, që u kanë dhënë rajoneve fuqi të gjera, Rajoni i Piemontit ka aprovuar në vitin 2005 një Statut të ri.